Opinion Poll #1: A duhet qe taksimi te jete vullnetar?


Capitalist libertarian 🐰- Po, sepse taksimi eshte vjedhje. Cdo transaksion qe nuk perfaqeson vullnetin e lire te paleve, nuk eshte legjitim. Taksimi per kete arsye nuk eshte asnje tjeter pervece vjedhje, sepse po i jep dikujt (shtetit) , dicka, pa deshiren tende. Une besoj se sektori publik ofron sherbime te nje cilesie shume te ulet, prandaj besoj se eshte privatizimi menyra e duhur per ofrimin e sherbimeve, gje e cila do te thote se taksimi eventualisht mund te evitohet. Per me teper, pothuajse te gjithe njerezit e pasur, merren me bamiresi me vullnetin e tyre te plote dhe te lire. Burimet e tyre te dhena vullnetarisht tek organizatat dhe kauzat qe ata duan, mund te perdoren ne nje menyre shume me te mire sesa duke shkuar ne arken e shtetit, dhe sic e dime shume mire, shpesh ne xhepat e politikaneve. 

Liberal 😺 - Jo nuk besoj se taksimi duhet te jete vullnetar. Si specie ne jemi vazhdimisht ne konkurrence me njeri tjetrin per resurse, per partner, per t'i dhene femijeve tone nje te ardhme me te mire. Shpesh kjo ndodh duke i 'hyre ne hak' njerezve te tjere. Njerezit jane shume egoiste dhe gjithmone do t'i vendosin interesat personale mbi ato te te tjereve. Akoma jemi shume larg nje shoqerie altruiste. Taksimi eshte nje pjese themelore e funksionimit te cdo shteti. Gjithashtu doja te shtoja se nuk besoj se kemi kapacitetin per te kuptuar impaktin e plote qe mund te kete zhdukja e sistemit te taksimit. 

Me cilin mendim jeni me dakord ju?


0 comments:

Post a Comment

 

Blogger news

No news this time

About the blog

How can we be humble, when we really think this is the most Albanian clever blog you have ever came across. SHIKUS is a blog that features political ideas and debates on economic and social liberties. Occasionally you will find book reviews, essays, short writings and other fun stuff.

About me

I have been reading economics since 2012. I love all things beautiful. I also love history, Albanian traditions, and perfumes.

Elbasan-Tirana-Cardiff-London