Kompasi politik eshte nje model i cili perdoret per te etiketuar dhe organizuar pikepamjet politike ne dy dimenisone.
Aksi horizonatal ekonomik (i majte-i djathte) ka te beje me opinionet se si ekonomia e nje vendi duhet te funksionoje. E majta lidhet me nje ekonomi kooperativiste e cila dekurajon konkurencen, ndersa e djathta nenkupton nje ekonomi te lire dhe konkurenciale. Stalini, Mao Ce Dun dhe lider te tjere komuniste jane shembuj te politikave ekonomike te ekstremit te majte, ndersa socialistet si Ghandi jane perseri ne nje pozicion te majte, por jo aq ekstrem. Nga ana tjeter, Margaret Thatcher eshte nje shembull i politikave ekonomike te djathta, nderkohe Pinochet eshte nje shembull i politikave ekonomike ekstremisht te djathta.
Aksi vertikal (Autokratik-Liberalist) ka te beje me dimensionin social dhe mat opinionet ne lidhje me lirite individuale. Pikepamja liberaliste mbron idene qe lirite personale te njeriut duhet te maksimizohen, ndersa pikepamja autokratike nenkupton qe lirite dhe te drejtat e njerezve duhet te kontrollohen dhe te kufizohen nga nje autoritet i caktuar. Pushtetet diktatoriale dhe monarkite absolute jane shembuj te nje regjimi autokratik totalitar.
Shpesh here pikepamjet e majta lidhen automatikisht me ato autokratike. Kjo nuk eshte gjithmone e vertete; Ghandi i cili eshte i majte dhe perfaqeson socialistet dhe komunistet, beson tek lirite individuale te njeriut, ndaj ai cilesohet si nje liberal i majte. Ky i fundit dallon nga Stalini, Mao Ce Dun dhe diktatore te tjere komuniste, te cilet jane te majte autokratike. Nga ana tjeter gjenden grupime te cilat besojne tek kolektivizmi vullnetar; te tilla grupime anarkiste ka pasur ne Spanje gjate luftes civile.
Nga ana e djathte ka shembuj te ngjashem. Pinochet sugjeronte deri ne shfarosjen e njerezve per hir te tregut te lire, ky i fundit cilesohet si nje i djathte ekstrem autokratik. Nga ana tjeter filozofia naziste dhe fashiste jane autokratike pergjithesisht qendrore. Liberalistet e djathte si Friedman mbrojne tregjet e lira dhe jane kunder nderhyrjes se shtetit ne ekonomi. Shume ekonimiste jane te djathte liberaliste, sepse ekonomiksi ne thelb sugjeron se tregjet e lira kane mekanizma veterregulluese dhe nderhyrja e shtetit ne ekonomi ka pasoja negative.
Grafiku ben te qarte disa perceptime zakonisht te gabuara; fashizmi nuk eshte e kunderta e komunizmit, por e kunderta e anarkise, dhe e kunderta e komunizmit eshte neo-liberalizmi (tregjet e lira).
Ne menyre qe te zbuloni me shume rreth pikepamjeve tuaja ekonomike dhe sociale lirive, mund te beni testin ne faqen Political Compass.
Me poshte gjendet rezultati i Invisible Hand?:
Po ju cfare rezultati keni? Jeni i majte apo i djathte? Liberalist apo autokratik?
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment