Armiku fisnik



A eshte e djathta politike e ndershme? Edhe pse #raisedright, kete pyetje ia kam bere shpesh vetes. Shume nga ne, te djathtet, kemi nje percmim te ekzagjeruar ndaj filozofise se majte. Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte kritikimi i njeres filozofi, por eksplorimi i te perbashketave dhe dallimeve mes te dyjave.

Fillimisht me duhet te dalloj fjalen 'fisnike' nga 'e ndershme'. 

Fisnik - te kesh apo te tregosh cilesi te shkelqyera personale dhe parime te larta morale, psh nje person fisnik i cili mban fjalen. 
I ndershem - te jesh me integritet dhe te gezosh respekt ne lidhje me meritat, zotesite dhe arritjet personale, psh nje mjek i nderuar, nje mesues i respektuar. 

Te nisim me mendimin e 'armikut' te majte. Cfare besojne te majtet? Me nje permbledhje te shkurter, konceptet kryesore liberale jane kufinjte e hapur, subvencione te medha nga shteti (arsimi, shendetesia, banesa, transporti etj), barazi e forcuar e tregut privat, barazi e rezultateve dhe liri personale per aq sa i perket bindjeve te tyre ideologjike. 

Pyetja qe shtrohet eshte perse te majtet besojne ne keto koncepte. Nisim nga kufinjte e hapur; te majtet mendojne se eshte faji i shtetit, me teper se i individit, qe disa qytetare jane me te varfer se te tjeret. Ata besojne se me ane te kufinjve te hapur, ata qe jetojne ne kushte te veshtira si pasoje e keq-qeverisjes se vendeve te tyre te origjines, mund te gjejne nje jete me te mire si emigrante ne nje shtet tjeter (socialist). Deri diku ky mendim eshte i sakte, megjithate kohet e fundit kjo marre nje permase te madhe, sepse emigrimi eshte promovuar si i drejte edhe pse perballimi i flukese te medha emigranteve shpesh kerkon nje sakrifikim te resurseve te vendeve pritese. Pra kendveshtrimi socialist pranon nje sakrifice te nje vendi dhe qytetareve te tij, per te ndihmuar te tjeret. A eshte kjo fisnike? Po. Nga ana tjeter, kjo implikon dhe nje lloj supermacie, pasi liberalet besojne se shteti i tyre eshte me i afte dhe i zote t'i garantoje nje jete me te mire emigranteve se vendi i tyre i origjines. A eshte kjo e ndershme? Mendoj se jo. Te majtet, te cilet jane kunder imperializmit, duhet te dine se shume prej konflikteve ne keto vende jane deri diku pasoje e poltikave te vendeve perendimore. Nuk eshte e ndershme qe ndersa pohon se shtetet perendimore nuk duhet te nderhyjne ne punet e vendeve te tjera, te implikosh ne te njejten kohe qe vendet perendimore jane superiore dhe te afta t'i ofrojne qytetareve te vendeve te tjera kushte me te mira jetese.

Vazhdojme me konceptet e barazise qe te majtet besojne. Ata kerkojne qe te gjithe te kene te garantuara nga shteti sherbime dhe produkte (banesa, asistenca sociale, sherbim shendetesor, transport), sepse ne thelb filozofia e majte beson se bota eshte 'e padrejte'. Te majtet nuk mund te pranojne qe  padrejtesi ndodhin (madje edhe njerezve te mire), dhe te mohosh kete do te thote te mos njohesh apo te pranosh ligjet e natyres. Cfare i ben liberalet te mendojne ne kete menyre dhe te mohojne ligjet darviniste? Egoja dhe lakmia. te majtet shohin nje bote ku te tjeret kane me shume se to, ndersa nese jane te pasur, shohin te tjere qe kane me shume se me te varfrit. Te majtet pra nisen nga lakmia, ata shohin vetem ato gjera qe nuk i kane, apo ate qe te tjeret kane me shume. Besoj se ky eshte dhe dallimi kryesor psikologjik qe nje i majte ka nga nje i djathte. Mendimi i majte kerkon nje bote ku te majtit t'i jepet me shume, ndersa mendimi i djathte kerkon nje permiresim te vazhdueshem te individit, ne menyre qe ai te behet me i afte dhe te mund te perfitoje me shume. Njera pale beson tek bamiresia per me te dobetit, tjetra beson tek permbushja e detyrimeve e gjithesecilit per te qene te suksesshem. Te dyja pikepamjet jane fisnike. E majta beson se jo gjithcka varet nga aftesite dhe perpjekjet e tua, dhe nese nuk ia del, te tjeret duhet te te ndihmojne, tjetra beson se puna dhe perkushtimi shperblehen, dhe me i afti shperblehet me shume. Per mendimin tim, respektin e gezon i djathti, i cili punon dhe 'nuk pret nga te tjeret'. 

Pavaresisht kesaj, te dyja pikepamjet e permbajne egon dhe narcisizmin. Te majtet duan te ndihmojne ata qe ane ne nevoje jo sepse vertete i dhimbsen, por sepse kjo i ben ata te 'ndiehen mire' me veten. Te djathtet, nga ana tjeter, duan te 'duken mire' duke lavderuar pikepamjen e tyre nga ana intelektuale. Shpesh themi, per t'a kthyer nje te majte ne te djathte, mesoji parimet e ekonomiksit. Argumentat tona i cilesojme si te sakta, te bazuara ne fakte, studime, statistika dhe ligjet e natyres. Te dyja palet argumentojne ne menyre te tille qe te tregojne superioritet, qofte moral apo intelektual. Ne si te djathte pranojme qe ndjenja e superioritetit eshte e lindur me njeriun dhe nuk mund te mohohet. Te majtet e kundershtojne kete me fjale, por jo me veprime. Keto kontradikta te brendshme te mendimit te majte jane te njohura. Kjo eshte dhe ironia e mendimit te majte, qe eshte pse fisnik, shpesh ketij te fundit i mungon ndershmeria. 

0 comments:

Post a Comment

 

Blogger news

No news this time

About the blog

The best and most clever blog you have ever came across. Invisible hand? is a blog that features political ideas and debates on economic and social liberties. Occasionally you will find books and research papers reviews and other fun stuff.

About me

I have been reading economics since 2012.

Tirana-Cardiff-London.